1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Haxhiu: MSh-ja t’i miratojë kërkesat e profesionistëve shëndetësorë, në të kundërtën shëndetësia do të jetë në kolaps

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas migrimit të infermierëve.
Haxhiu ka thënë se kjo po bëhet për shkak se ekzekutivi nuk i mori parasysh kërkesat e tyre për rritje të pagave.

Deputeti i PDK-së ka kërkuar reagim institucional, në të kundërtën, thotë se sektori i shëndetësisë do të jetë në kolaps.

“Kjo pritej të ndodhte pasi asnjëherë nuk u morën parasysh kërkesat e infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë për rritje te pagave dhe pagesës së kujdestarisë nga qeveria Kurti. Ministria e Shëndetësisë me urgjencë duhet t’i miratoj kërkesat e infermiereve dhe të gjithë profesionistëve shëndetësorë. Në të kundërtën sektori i shëndetësisë do të jetë në kolaps”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit