11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haxhiu: Mos hapja e urës së Ibrit do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se testimi dhe ngjyrosja e urës së Ibrit ka përfunduar dhe se tash është koha për veprim nga ana e Qeverisë.

Haxhiu ka shtuar se ka kohë që Qeveria Kurti ka rihapur temën e Urës së Ibrit, por sipas tij situata mbetët e pandryshuar.

Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë, Ura e Ibrit të hapet edhe për kalim të automjeve. Po bëhen disa muaj që Qeveria Kurti ka rihapur temën e hapjes se Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, por situata mbetët e pandryshuar.” – ka shkruar Haxhiu.

Në fund ai ka thënë se mos hapja e kësaj ure do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000

Pas gjithë zhurmës së krijuar për Urën e Ibrit, tani mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit