Haxhiu mirëpriti ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për zhvillimin demokratik të Kosovës, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar në të ardhmen.

Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për kontributin e Finlandës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.

Të ngjashme

Të fundit