1.8 C
New York
Friday, December 5, 2025

Buy now

Haxhiu: Më shumë i kam munguar unë Parlamentit, sesa Parlamenti mua

- Advertisement -

Bekim Haxhiu, do t’ia mësyjë Kuvendit edhe kësaj radhe. Ai do të jetë sërish në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Haxhiu në Edicionin Special në Klan Kosova deklaroi se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë përcaktuese për të ardhmen e Kosovës.

“Do të përcaktojnë rrugën e Kosovës për vitet e ardhshme. Mendoj që mund të jap kontributin edhe në këto zgjedhje, por gjithsesi edhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Haxhiu.

“Kamishi” u shpreh se këtë periudhë sa nuk ishte pjesë e Kuvendit, më shumë i ka munguar ai Parlamentit sesa Parlamenti atij.

“Konsideroj që në këtë periudhën e bllokadës, më shumë i kam munguar unë Parlamentit se që më ka munguar Parlamenti mua”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit