17.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Haxhiu me pretendime për emërimin kryeshefit të ri të KMDK-së, e lidh me “ndalimin e Kurtit më 2004 në fshatin Binqe” nga Policia

- Advertisement -

“Me zgjedhjet e Dardan Velijajt Kryeshef (të Kompanisë për Menaxhim të Deponive në Kosovë), (Kryeministri i Kosovës) Albin Kurti po shlyen obligimet ndaj jaranave të tij me të cilit ishte takuar me vëllezërit Donqiq në Binqe (2004)”, ka shkruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pas vendimit të Bordit të Përkohshëm të KMDK-së për të emëruar Veliajn Kryeshef të këtij institucioni.

Haxhiu bëri ndërlidhjen e një rasti ku në një raport të ish-Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) më 2004, ishin ndaluar në fshatin Binqe të banuar me shumicë serbe “Albin Kurti, Dardan Veliaj dhe Vlora Bajqinovci”.

Reagimi i Haxhiut:

Bordi i Përkohshëm i “ masave të dhunshme” i emëruar nga Qeveria Kurti në KMDK ka zgjedhë në pozitën e Kryeshefit Dardan Veliajn, shokun e “Binqes së Albin Kurtit”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës me 17.01.2004, Albin Kurti bashkë me Dardan Veliajn e Vlora Bjaqinovcin kishin vizituar fshatin Binqe të banuar me serbë, ku në takim ishin edhe vëllezërit Donçiq themelues të organizatës “Bozhur”.

Golub Donçiq ishte inspektor i BIA-s (UDB), ndërsa Boban Donçiq ishte Kapiten i Armatës Jugosllave.

Me zgjedhjen e Dardan Velijajt , Albin Kurti po shlyen obligimet ndaj jaranave te tij me të cilët është takuar me vëllezërit Donçiq në Binqe.

Kurti i shkarkon nga pozita luftetarët e lirisë e në vend të tyre emëron jugonostaligjikët shokët e tij.

A din dikush të tregoj cilin anëtarë të ndonjë familje dëshmori apo kontribuese në luftën për çlirim i ka dhënë ndonjë post në ndonjë institucion?

P.S.

Këto janë disa nga dokumentet që dëshmojnë takimin e Albin Kurtit në Binqe me vëllezërit Donçiq me 17.01.2004.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit