31.9 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Haxhiu: Me Kurtin kryeministër, s’ka nevojë për gaz lotsjellës – ai s’bën marrëveshje të dëmshme për vendin

- Advertisement -

Albulena Haxhiu, është paraqitur në seancë gjyqësorë për gazin lotsjellës në Kuvend, në vitin 2016 – por seanca nuk u zhvillua shkaku i mungesës së disa prej të akuzuarve.

Ajo e quajti këtë proces ‘të padrejtë’ por që ‘për shkak të procedurave’ duhet të paraqitet në seancë.

Po përballemi me një proces të padrejtë, por ja që rregullat e kërkojmë të jemi këtu.

Ne akuzohemi për mbajtje në pronësi, thuajse çfarë krimi kemi bërë. Ato kanë qenë veprime politike për të ndalë demarkacioin dhe në shenjë kundërshtimi për Zajednicën”, tha Haxhiu.

Ajo u pyet nëse do ‘të duronte gazin lotsjellës’ po qe se ‘zgjidhet në postin e kryeparlamentares’, për çka tha se ‘nuk do të ketë nevojë për gaz lotsjellës, me Kurtin kryeministër’.

Unë kam thënë disa herë, nëse qeveria jonë do të bënte veprime kundër shtetit të Kosovës kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës, natyrisht se veprimet opozitare janë të domosdoshme, përfshirë edhe gazin lotsjellës.

Por unë nuk besoj asnjëherë që me qeverinë tonë, me kryeministrin Albin Kurti do të ketë marrëveshje të dëmshme për vendin, prandaj edhe besoj se s’do të ketë nevojë opozita për veprime të tilla”, tha Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit