9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Haxhiu me kritika të ashpra për kryministrin: Premtime boshe të mashtruesit Albin Kurti

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti për investime në sport.

Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se Kurti është një zhvatës kështu duke i bashkëngjitur edhe një foto derisa kryeministri ka veshur një ndërresë të futbollit me numrin 1 e që sipas Haxhiut ai është një mashtrues.

Tutje Haxhiu ka thënë se ku ishte Kurti ”që 4 vite që nuk realizoi asnjë investim në infrastrukturën sportive. Përkundrazi,  i bllokoi investimet në:

Stadiumin Nacional, Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” – Mitrovicë, Stadiumin e Gjilanit, Stadiumin e Pejës, Stadiumin e Gjakovës, Stadiumin e Prizreni….!’’.

Postimi i plotë i tij:

Premtime boshe te mashtruesit Albin Kurti.
Ku ishte që 4 vite që nuk i investoi këto miliona në sport, ky kryeministër gënjeshtar, mashtrues dhe zhvatës?

Ku ishte që 4 vite që nuk realizoi asnjë investim në infrastrukturën sportive. Përkundrazi, i bllokoi investimet në:
Stadiumin Nacional,
Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” – Mitrovicë,
Stadiumin e Gjilanit,
Stadiumin e Pejës,
Stadiumin e Gjakovës,
Stadiumin e Prizreni….!

Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investoj miliona euro në infrastrukturën e futbollit.
Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndëruar në gërmadha dhe fusha të baltosura.

Besoj e mbani mend lojën e Kosovës me Izraelin që u zhvillua në baltë, për shkak se nuk u investua as në bari të fushës së stadiumit nacional.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit