Analisti Baton Haxhiu në emisionin “Pressing” të T7 është diskutuar për takimin e mbrëmshëm Kurti- Krasniqi, tha se 30 qershori mund të jetë data e zgjedhjeve, pasi sipas tij “nuk beson që nuk ka rrugë tjetër”.
Ai shtoi se mund të jetë edhe 7 korriku, mirëpo “është problematik”.
“Pse nuk e cojnë më 7 korrik?! Për arsye se është një traditë e pushimeve në Kosovë që korriku dhe gushti janë për të gjithë. Nuk e cajnë njerëzit e Kosovës kokën më, ose më mirë me thënë nuk ju ha qoshja për zgjedhjet nëse ato janë në korrik”, tha Haxhiu në “Pressing”.