21.7 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Haxhiu me akuza drejt opozitës: Kanë zvarritur reformat, por rruga drejt forcimit të shtetit është e pandalshme

- Advertisement -

 

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social ka hedhur akuza në drejtim të partive opozitare sa i përket reformës në drejtësi.

Sipas Haxhiut, për vite me radhë opozita ka shprehur kundërshtime të vazhdueshme ndaj reformave të thella në sistemin e drejtësisë, duke përdorur instrumentet kushtetuese për t’i zvarritur ato.

‘’Për vite me radhë, opozita ka shprehur kundërshtime të vazhdueshme ndaj reformave të thella në sistemin e drejtësisë, duke përdorur instrumentet kushtetuese për t’i zvarritur ato. Ata kanë dorëzuar komente në Gjykatën Kushtetuese kundër amendamenteve kushtetuese për procesin e vetingut, kanë kontestuar dy herë radhazi reformën në Këshillin Prokurorial dhe kanë sfiduar po aq herë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për krijimin e Byrosë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikuar’’, ka shkruar Haxhiu.

Më tutje ajo është shprehur se në vend që të ofronte kontribut konstruktiv për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, opozita ka zgjedhur një qasje obstruksioniste, me qëllim të zvarritjes së proceseve reformuese.

‘’Në vend që të ofronte kontribut konstruktiv për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, opozita ka zgjedhur një qasje obstruksioniste, me qëllim të zvarritjes së proceseve reformuese.Po, edhe ne gjatë kohës sa ishim në opozitë kemi kontestuar çështje në Gjykatën Kushtetuese, por gjithnjë dhe vetëm ato që janë konsideruar të dëmshme si psh Gjykata Speciale, Zajednica, Ligji për Amnistimin e kriminelëve serb, Demarkacioni me Malin e Zi e të tjera si këto.Megjithatë, pavarësisht këtyre pengesave, reformat kanë avancuar:- Vetingu ka marrë dritën e gjelbër, – Reforma në Këshillin Prokurorial u jetësua dhe – Byroja për konfiskimin e pasurisë është në fazën përfundimtare të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, me pritje që të miratohet’’, ka shtuar Haxhiu.

Pavarësisht vonesave dhe përpjekjeve për ta ndalur këtë proces, rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, theksoi Ministrja në detyrë e Drejtësisë.

Të ngjashme

Të fundit