3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Haxhiu: Mbështetja e diasporës për Bedri Hamzën është votë për një Kosovë më të mirë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka marrë pjesë në takimin me bashkatdhetarë, ku u shpalos vizioni i PDK- së, raporton Scanner.

“Diaspora jonë dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës, për ndërtimin dhe zhvillimin e saj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në Vjenë të Austrisë në takim me bashkatdhetarë shpalosëm vizionin e PDK- së, vizionin e kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza.

Diaspora jonë dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës, për ndërtimin dhe zhvillimin e saj.
Fati i tyre është i lidhur me fatin e Kosovës. Edhe sot ata janë të shqetësuar për Kosovën të cilën e menduan ndryshe, ashtu siç ju premtoi Kurti, por ai mashtroi e solli Kosovën nën sanksione, nuk solli asnjë njohje për 4 vite dhe po luan me ndjenjat e tyre duke e përdorur Veriun si kartën e tij të vetme për të mbetur në pushtet. E harroi bashkimin kombëtar që ua prezantonte si ide, duke luajtur me ndjenjat e tyre.

Sot diaspora po i beson Bedri Hamzës, trashëgimtarit politik të Hashim Thaçit me të cilin realizuan projekte të mëdha për ndërtimin e Kosovës.

Mbështetja e diasporës për Bedri Hamzën është votë për një Kosovë më të mirë, me të zhvilluar.
Ata i besojnë njeriut të dëshmuar e jo fjalëve boshe.

Ju presim në Kosovën më të mirë me Bedri Hamzën kryeministër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit