-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit është e gabuar dhe e njëjta duhet të korrigjohet.

Haxhiu shprehet optimist se rrjedha e dialogut me Serbinë bashkërisht me Marrëveshjen e Ohrit do të jenë më ndryshe me ardhjen e presidentit Trump në pushtet.

“Marrëveshje e Ohrit për mua dhe për PDK-në është marrëveshje e gabuar, e cila duhet të korrigjohet. Kryeministri Kurti e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, e pranoi e dha falë edhe asgjë s’bëri. Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar prej Kurti dhe Aneks Marrëveshja e Orhit dhe draftstatuti që ka ardhë e të cilin Kurti e ka pranuar duhet të korrigjohen.  Ne kemi pasur një mundësi historike që kjo Qeveri ka dështuar për me ndryshua formatin e dialogut. Ky format i dialogut unë besoj shumë që me presidentin Trump do të jetë më ndryshe dhe më aktiv”, deklaroi ai në Tëvë1.

Ndërkohë, për PDK-në, Haxhiu tha se Marrëveshja e Ohrit në tërësi nuk kalon.

Derisa i pyetur për sanksionet, ai tha se me negocim me BE-në dhe ShBA-në do të largohen.

“Marrëveshja në tërësi nuk kalon. Ndërsa për sanksionet… negociohen dhe largohen – të jesh i bindur”, deklaroi Haxhiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit