-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Haxhiu lë hapur mundësinë se Specialja mund të ketë mekanizëm mbikëqyrës

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot në një konferencë për media, bëri me dije janë duke diskutuar çështjen Gjykatës Speciale.

Sipasa saj është e paprecedentë që Gjykata Speciale nuk ka mekanizëm. “Unë kam shprehur shqetësimet e mia, pas vizitës që i kam bërë asaj, për të gjitha pyetjet nuk na kanë dhënë përgjigje atje, ata na kanë thënë se janë konfidenciale. Sa i përket mekanizmit mbikëqyrës, është duke u konsideruar, unë ju garantojë se jemi duke e diskutuar këtë çështje. Është e paprecentë që një insitucion nuk ka asnjë mekanizëm tjetër e mbikëqyrur për punën e saj. Një mekanizëm, ku qytetarët tanë kanë besim. Një mekanizëm që konsiderohet se ka kredibilitet të tillë. Sapo të dakordohemi do të ju njoftojmë për të”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot në një konferencë për media, tha se e vlerësojnë miratimin e ligjit për Byron për Konfiskiminne pasurisë të Pajustifikueshme nga Kuvendi i Kosovës, raporton RTKlive.

“Kemi interes që projektligji të miratohet me standardet evropiane”, tha ajo.  Haxhiu bëri me dije se një përmbaruese private iu është hequr licenca për shkelje të ligjit.

“Kjo është një dëshmi se të gjithë ata që punojnë në kundërshtim me ligjin do të dënohen. Ftoj qytetarët që të lajmërojnë nëse kanë ankesa ndaj noterëve dhe përmbarueseve të vijnë në ministri”, tha ajo, raporton RTKlive.

Ajo ka folur edhe për vendimin e fundit për noter me të cilën do të zbriten tarifat, me anë të cilës do të përfitojnë qytetarët e Kosovës. Edhe për provimin e Jurispodencës tha se janë bërë ndryshime, duke ulur tarifat, po ashtu në këtë provim nuk ka asnjë ndikim qoftë nga ministria apo edhe nga qeveria e Kosovës.

Haxhiu, tha sot se identifikimi, parandalimi dhe luftimi i korrupsionit u bë më i lehtë gjatë muajit korrik.

Kjo pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar tetë nisma ligjore, për cka ministrja i falënderoi deputetët në një konferencë për media. “Muaji korrik ishte muaji i finalizimit dhe përfundimit të shumë nismave ligjore me të cilat edhe do ta fillojë këtë konferencë, për ta vazhduar më pas me të arriturat konkrete në fushën e profesioneve të lira siç janë noteria, përmbarimi dhe ndërmjetësimi”, tha ajo.

Haxhiu tregoi rëndësinë e projektligjeve të miratuara. “Siç e dini top prioriteti i Ministrisë së Drejtësisë mbetet lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, muaji korrik shënoi miratimin e tetë nismave të rëndësishme ligjore në qeveri dhe kuvend, shumë prej këtyre nismave kishin të bëjnë me luftën kundër korrupsionit me çka falënderoj deputetët e Kosovës që miratuan ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave, projektkodin e procedurës penale dhe projektligjin për parandalimin e korrupsionit. Mirëpo, gjithashtu në lexim të parë u miratua njëri nga projektligjet më të rëndësishme ai për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë të pajustifikuar”,  tha ministrja. “Përmes këtyre projektligjeve dhe nismave synohet që të fuqizohen tutje institucionet përgjegjëse të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e legjislacionit si një formë adekuate e identifikimit, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Po ashtu synohet edhe themelimi i mekanizmave profesional e të pavarur të cilët do të jenë kompetent për inicimin dhe verifikimin e pasurisë të personave zyrtarë e cila edhe mund të konfiskohet me vendim të Gjykatës nëse e njëjta nuk mund të justifikohet” tha Haxhiu.

Ajo tha se qeveria aktuale nuk mund të mbahet përgjegjëse për Specialen ndërsa tha duhet të japin përgjegjësi ata që e votuan. “Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret çfarëdo diskutimi në raport me këtë. Natyrisht që për ne është e rëndësishme që të drejtat e qytetarëve tanë që mbahen atje të respektohen.  Mendoj që është ende herët ta jap një qëndrim për këtë (ndikimin e rezolutës). Megjithatë ju shumë mirë e dini që Gjykatën Speciale e kanë futur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Kushtetua nuk mund të ndryshohet pa votat e 2/3 të deputetëve shqiptarë dhe pa votat e 2/3 deputetëve që përfaqësojnë komunitetin joshumicë. Ne e kemi edhe Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës që nuk do ta jap mbështetjen për një gjë të tillë megjithatë ne Gjykatën Speciale e kemi gjetur si fakt të kryer, ne nuk mund të mbahemi përgjegjës si qeveri për këtë. Përgjegjës mund të mbahen ata të cilët në atë kohë ua kishin ndrydhur duart deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Fatkeqësisht janë pikërisht ata që hedhin akuza në drejtim të qeverisë sonë mirëpo në radhe të parë ata duhet të japin përgjegjësi për veprimin që kanë bërë”, deklaroi Haxhiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit