Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së Kurtit lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, ku sipas tij opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket.
Haxhiu përmes një postimi në facebook ka thënë se kryeministrit nuk i konvenojnë zgjedhjet pasi që marrin fund mashtrimet e kësaj qeverie.
“Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij”, ka shkruar ai.
“Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëhqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet dhe hajnit e tij me Martinin Berishën, Nagipi Krasniqin, Rozeten & Ridin me rezerva shtetrore”, ka shkruar tutje ai.
Krej në fund ka thënë se Kurti po brengoset vetëm për karrigen e tij të cilën po e shfrytëzon me i mbulu korrupsionin dhe nepotizmin në qeverisjen e tij.
https://m.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/855541159273481?ref=embed_post&wtsid=rdr_0vLQ3mEEWKEG2TeYt