Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria “Kurti”, në mandatin e saj qeverisës ka dështuar që ta implementojë Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.
Ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti, me deklarimet e sotme për këtë çështje, ka dëshmuar se ka dështuar në sektorin e shëndetësisë dhe ka mashtruar me premtimet për sigurimet shëndetësore.
“Në fakt sot Albin Kurti e ka pranuar se ka dështuar në sektorin e shëndetësisë edhe gjithashtu ai e ka pranuar se ka mashtruar kur ka premtuar se sigurimet shëndetësore do të implementohet në qeverisjen e tij. Për katër vite ai dhe qeveria e tij nuk kanë qenë në gjendje që të sjellin në Kuvend Ligjin për sigurime shëndetësore për të plotësuar dhe ndryshuar dy tre nene të tij. Gjithashtu kanë dështuar që të sjellin edhe ligjin për shëndetësi dhe për katër vite të qeverisjes nuk kanë qenë në gjendje që të miratojnë një strategji për shëndetësi”, ka thënë ai.
Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se në këtë mandat qeverisës kanë ndodhur shumë keqpërdorime e keq menaxhime në sektorin e shëndetësie, sipas tij, Kurti për listat e gjata të pritjes në sektorin e shëndetësisë, është përgjegjës për ikjen e personelit shëndetësor nga sektori publik në atë privat dhe nga ikja e tyre Kosova jashtë vendit.
“Gjatë kësaj periudhe kohore ne kemi parë shumë keqpërdorime, keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë, kontrata abuzive një burimore, kontrata të dyshimta në fasada renovime. Shikoni vetëm kontratën e renovimit të Gjinekologjisë dhe Urologjisë, ku metri katrorë për renovim kushton rreth dy mijë euro. Nga buxheti i pacienteve, janë derdhur miliona euro në kontrata abuzive. Prandaj edhe kryeministri sot duhet të jap llogari për të gjitha dështimet në sektorin e shëndetësisë si kryeministër. Ai është përgjegjës për dështime në sektorin e shëndetësisë, është përgjegjës për listat e gjata të pritjes në sektorin e shëndetësisë, është përgjegjës për ikjen e personelit shëndetësor nga sektori publik në atë privat dhe nga Kosova jashtë vendit. Keqpërdorimet me kontrata dhe për dështimin e sigurimeve shëndetësore, të gjitha këto abuzime, keqpërdorime e kanë emëruesin Qeveria Kurti”, ka thënë ai.
Haxhiu ka theksuar se duke marr parasysh që janë në përfundim të mandatit, tani edhe nëse shkon për miratim në Kuvend të Kosovës, është vështirë që mund të përfundoj një ligj kaq i rëndësishëm për një periudhë kaq të shkurtër kohore.
“Kosova e ka të miratuar Ligjin për Sigurime Shëndetësore në vitin 2014, por nuk ka pasur menaxhment që ta implementojë dhe sot edhe nëse vjen Ligji në Kuvend, ne jemi në fund të mandatit, vështirë që mund të përfundoj një ligj kaq i rëndësishëm për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Por edhe se implementimi i sigurimeve shëndetësore e kam thënë se me këtë qeverisje, me këtë rend, me këtë si është duke shkuar puna vështirë që do të realizohet para vitit 2030”, ka thënë ai për