22 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Haxhiu: Kur e kërkuam shkarkimin e Labanit u konsiderua ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me dekretimin e Radomir Laban si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar shkarkimin e Labanit për shkak të së kaluarës së tij kriminale, por kërkesa u refuzua me arsyetimin se përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës”.

“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij. Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte ‘ndërhyrje në pavarësinë e tyre’”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit