-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Haxhiu: Komisioni i Venecias përkrahë propozimin e Qeverisë për numrin e anëtarëve të KPK-së

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Komisioni i Venecias është pajtuar me ndryshime ligjore që i ka paraqitur për Këshillin Prokuroail të Kosovës.

Në një konferencë për media të hënën, ajo ka thënë se Komisioni ka rekomanduar që numri i anëtarëve të KPK-së të jetë 7.

“Komisioni i Venecias nuk e rekomandon zgjerimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, por të mbetet në 7, siç kemi theksuar ne dhe kjo konsiderohet reforma që e konsiderojmë të rëndësishme. Këshilli duhet të funksionojë me standardet ndërkombëtare dhe të jetë institucion i pavarur e të ketë debat demokratike në kuadër të anëtarëve prokurorë dhe joprokurorë”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, ndryshimet në Ligjin e KPK-së duhet të bëhen me qëllim të sigurimit së balancës brenda institucionit, e ky Këshill, të jetë i përbërë nga anëtarë prokurorë dhe joprokurorë.

“Dy ndryshime në Ligjin për KPK-në: Përbërja permanente nga 7 anëtarë; 3 prokurorë, 3 anëtarë joprokurorë dhe kryeprokurori i shtetit…Dhe nga 13 anëtarë të KPK-së në 19 deri në janar të 2026-s, që të sigurohet balancim i përbërjes deri atëherë kur anëtarëve të KPK-së t’iu përfundojnë mandatet. Nga ndryshimet kemi propozuar kritere shtesë për anëtarët e Këshillit”, ka thënë ajo.

Haxhiu në këtë konferencë ka folur për ndryshimet që janë bërë pasi Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar ligjin e parë.

Sipas saj, veprimet e fundit në KPK dhe ajo çfarë ka ndodhë tregojnë rëndësinë e reformave në këtë institucion.

“Vendimet e fundit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ajo çfarë ka ngjarë tashmë së fundi tregojnë hapur që reformat në Këshillin Prokurial është shumë i rëndësishëm për faktin se ende pa nisur procesi dihen emrat se kush do të jetë ku. Kjo nuk është demokratike. Kjo është hapur veprim i grupeve të interesit, pazareve brenda Këshillit për të marrë pozita njerëz të cilët për momentin janë në nivele të larta për t’i mbajtur ato pozita edhe më gjatë. Por, unë konsideroj që këto janë veprimet e fundit të Këshillit Prokurorial, sepse reformat në drejtësi është në rrugë të duhur dhe në rrugë të mbarë”, tha Haxhiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit