Albulena Haxhiu, e cila është bërë tashmë kandidatja e përhershme e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, po e feston sot ditëlindjen dhe në grupin parlamentar të kësaj partie ajo u fryu qirinjve të një torteje të përgatitur për të.
Aty shihet edhe Albin Kurti, kryetari i LVV-së i cili po insinston në propozimin e Haxhiut për kryeparlamentare, pavarësisht dështimit për t’i marrë votat e nevojshme dhe moskalimit të një komisioni për votim të fshehtë, i cili po konsiderohet joligjor.
Kurti u duk i buzëqeshur ndërsa duartrokiti fort kur Haxhiu u fryu qirinjve.