8.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Haxhiu jep konstatim: Sistemi gjyqësor po mundëson arratisje e përsëritje të veprave kriminale

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit që Enver Sekiraqa është arratisur, pasi që ky i fundit është dënuar me 25 vite burg për nxitje në vrasje të policit Triumf Riza.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se se ka qenë qasje joprofesionale e gjyqtarëve për shkak që Sekiraqës i ishte ndryshuar masa e sgurisë në arrest shtëpiak.

“Dikush që është i njohur edhe për publikun se lëre më për gjyqësinë e prokurorinë për krime të rënda e përsëritje të tyre lihet në arrest shtëpiak dhe kësisoj arratiset tërësisht. Kjo ndodhi edhe me Enver Sekiraqën, i cili ishte dënuar ditë më parë me burgim prej 25 vitesh për vrasjen e policit të Policisë së Kosovës. Kjo qasje joprofesionale e gjyqtarëve në shumë raste po rezulton me trashje të krimit. Herë po manifestohet me vrasje e herë me arratisje të tërësishme. Dhe ky nuk është gabim i izoluar, por veprime të shpeshta që po shndërrohen me mendësi të gjykimit e të cilat po përkthehen në stimulim të kriminelëve.” – ka thënë Haxhiu.

Ajo tutje është shprehur se Caktimi i masës së arrestit shtëpiak, e mosndryshimi i asaj mase, është skandal i madh.

“Caktimi i masës së arrestit shtëpiak, e mosndryshimi i asaj mase, është skandal i madh. Madje kjo arratisje në fakt indirekt ishte paralajmëruar në seancën e shpalljes së aktgjykimit për Sekiraqën kur ai nga seanca u njoftua se do t’i ndërpritej me një vendim tjetër masa e arrestit shtëpiak për t’u kthyer në paraburgim!” – ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se përvoja e mbrapshtë në mungesë të dënimit të peshqve të mëdhenj po vazhdon të mos këndellet nga gjendja.

“Duket që sistemin ynë gjyqësor për shkak të përvojës së mbrapshtë në mungesë të dënimit të peshqve të mëdhenj po vazhdon të mos këndellet nga gjendja e vet duke toleruar kështu arratisje e përsëritje të veprave kriminale. Kjo gjë është tejet shqetësuese dhe do të duhej të shërbente si alarm jo vetëm për rastin specifik, por për të tilla raste në përgjithësi.”

“Sistemi gjyqësor ekziston pikërisht për t’i dhënë qytetarëve drejtësi e siguri, jo frikë dhe panik. Ata duhet të jenë në anën e ligjit, të të dëmtuarve dhe mbi të gjitha të interesit publik, jo në anën krimit, të fortëve e klaneve mafioze. Ky rast, përveç tjerash ngre dyshime edhe për përfshirje në korrupsion prandaj duhet të ketë një hetim profesional dhe përgjegjësi nga ata që mundësuan këtë arratisje.” – ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit