10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Haxhiu: Janë shpenzuar 16 milionë euro për ekipet mbrojtëse të personave që janë në Hagë

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë.

Haxhiu ka thënë se e vetmja punë e MD-së është mbështetja financiare për ekipet mbrojtëse të personave në Hagë si dhe lehtësimi i vizitave të familjarëve.

“E vetmja punë që aktualisht është përgjegjëse ministria e drejtësisë është mbështetja financiare për ekipet mbrojtëse të personave që janë në Hagë sikurse edhe lehtësimi i vizitave të familjarëve të personave që janë në Hagë. Asnjëherë më mirë nuk është kryer kjo punë sesa tani”, ka deklaruar ajo në Tëvë1.

Haxhiu ka treguar se nga viti 2020 e deri në vitin 2022 janë shpenzuar 16 milionë euro për ekipet mbrojtëse të personave që janë në Hagë.

“Nga 2020 deri në 2022 deri tani janë shpenzuar 16 milionë euro për ekipet mbrojtëse të personave që janë në Hagë. Këtë e kemi mandat ligjor. Qëllimi i publikimit të shpenzimeve ka qenë që ne jemi krejt në rregull me këto dhe është gjithçka e ligjshme sepse po bëhet fjalë për taksat e qytetarëve”, përfundoi Haxhiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit