14.8 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

Haxhiu insiston: Do të ketë Qeveri “Kurti 3”

- Advertisement -

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se do të marrin pjesë në takimin të cilin e ka thirrur, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se do të ketë Qeveri “Kurti 3”.

“Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani. Nesër do ta japim qëndrimin e VV-së. Edhe nje here qëndrimin në raport me këtë do ta japim nesër”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Më tutje ajo insistoi se do të bëhet Qeveria “Kurti 3”

“Ajo do të bëhet natyrisht që do të këtë qeveri Kurti 3”, tha ajo.

Sa i përket nënshkrimeve ajo ka thënë se, “Nuk ka nënshkrime, unë në as një letër nuk kam vendosur nënshkrimin përveç ne themelimin e grupeve parlamentare, unë e kam vendosur nënshkrim në këtë letër. Nëse do të këtë ndonjë veprim tjetër nga VV do të ju njoftoj deri tani kam vendosur nënshkrim për formimin e grupeve parlamentare”.

Ajo e ka bërë të qartë që nuk përkrahin qeverinë teknike.

“Nuk e përkrahmi një qeveri teknike. Qytetarët e kanë vendosur, qytetarët e kanë votuara Kurtin. Në qoftë se nuk do të këtë numra vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Haxhiu

Të ngjashme

Të fundit