3.1 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Haxhiu ia përmend Haradinajt pasurinë, thotë se prokurori Blakaj u largua nga Kosova shkaku i tij

- Advertisement -

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar ashpër liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Haxhiu e ka akuzuar Haradinaj se prokurori Elez Blakaj është larguar nga Kosova për shkak të tij.

“Një prokuror special është detyruar ta lëshoj vendin për shkak teje. Ju keni kërkuar që ai të iu jap llogari. Kjo është ndërhyrje brutale i ke kërku raport për lëndën që po e heton. Ti s’ke drejt fare me fol për krim e korrupsion. Pse flet në foltore dicka që s’e beson as ti”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo shtoi se Kosova është vend i vogël dhe të gjithë e dinë sa pasuri ka Haradinaj.

“Kosova është vend i vogël, të gjithë e dimë sa pasuri ke pas e sa ki tash. Kjo është e mjaftueshme besoj për ta ditur se kush është i korruptuar”, ka theksuar Haxhiu.

Në replikën e tij, Haradinaj ka thënë se edhe ministrja Haxhiu është pjesë e “lidhjes së dostave të kryeministrit Kurti”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit