13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Haxhiu i reagon Konjufcës i cili tha se biseda e Kusari-Lilës me Radoiçiqin nuk është tradhti kombëtare

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka dyshim për tradhti kombëtare nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila – kur është pyetur për bisedën e saj me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

E për këtë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se nëse sipas Konjufcës kjo nuk është tradhti kombëtare atëherë është krenari kombëtare.

Haxhi në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 tha se qysh në fillim ka dyshuar për një koalicion të heshtur në mes të LVV-së dhe Listës Serbe dhe sipas tij, kjo bisedë e publikuar ka treguar për bashkëpunimin e tyre.

“Nëse nuk ka qenë tradhti kombëtarë, po i bika sipas Glaukut që është krenari kombëtare sepse edhe njëra edhe tjetra nuk shkojnë. Të paktën në aspektin procedural duhet të jepshin përgjegjësi dhe llogari sepse edhe në fillim e kam thënë se ka një koalicion të heshtur në mes LVV-së dhe Listës Serbe. Komunikimet e të cilat janë publikuar para një viti na kanë dëshmuar këtë që ka një marrëveshje, bashkëpunim në mes tyre. I keni dëgjuar bisedat me Simiqin, edhe këtë të fundit ku dëgjohet komunikimi i drejtpërdrejtë me Radoçiqit e dëshmon se në një periudhë kohore ku ai po kërkohej nga organet e Kosovës dhe kishte urdhër- arrest për të…kjo bisedë është mbajtur e fshehur dhe nuk e dinim derisa nuk është publikuar në media”, ka thënë ai.

Haxhiu tha se Kusari duhet të intervistohet dhe të tregojë arsyeje e bashkëpunimit me Radoiçiqit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit