Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, kundrejt presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Hoxha në kuadër të kritikave të saj për një vit mandate të presidentes Osmani, në fund e komplimentoi atë për dukjen, duke i thënë me ironi “komplimenta për dukjen’.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=382447487223212&id=100063738909122
Kjo qasje sipas ministres Haxhiu është e papranueshme, teksa ka thënë se po bëhet përpjekje shumë e madhe për të ndryshuar mentalitetin që paragjykon gratë.
“Kjo përpjekje nuk është fare e lehtë por na takon të gjithëve që të punojmë për vlerat e shoqërisë, parimet universale, e mbi të gjitha barazinë gjinore. Për keqardhje që këtë përpjekje disavjeçare tenton ta dëmtojë një deputete e opozitës e cila përdorë gjuhë seksiste kundrejt Presidentes Osmani”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.
Mes tjerash, ka thënë se deputetët e Kuvendit nuk duhet merren me pamjen e askujt dhe as të Presidentes.
“Roli i tyre është promovimi i barazisë, të drejtat e njeriut dhe beteja kunder çdo lloj objektifikimi që bëhet ndaj grave dhe vajzave në Kosovë”.
“Në një shoqëri ku gratë ende paragjykohen kësisoj, roli i deputetit është të angazhohet për emancipim të shoqërisë dhe jo e kundërta!”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=7146399762097420&id=100001824020047