23.6 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Haxhiu i reagon Boschit: A të kujtohet kur kërkoje dorëheqjen time?

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar ish-ambasadorit holandez, Robert Bosch pasi i njëjti shfaqi mbështetje për protestën e sotme të OVL-UÇK-së.

Haxhiu ia kujton një rast Boschit kur ai kishte kërkuar dorëheqjen e saj.

“Shumë mirë që edhe ish Ambasadori Bosch po e kundërshton Gjykatën Speciale.

Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës
Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik.

Shumë mirë, por me vonesë” shkruan Haxhiu në reagim.

Të ngjashme

Të fundit