Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka ngacmuar sot deputetët e PDK-së duke i akuzuar ata se nuk po e vizitojnë liqenin e Ujmanit.
“Pse deputetët e PDK-së nuk po e vizitojnë Ujmanin? A po e konsiderojnë ende si dhuratë e Rankoviqit e po e refuzojnë si akt patriotik?”, ka shkruar pak më herët Bajqinovci në Facebook.
Kësaj deklarate i ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili akuzoi Bajqinovcin se partia e tij kishte penguar rindërtimin e shtëpive në veri derisa në pushtet ishte PDK-ja.
“Ne kemi ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën breshërinë të plumbave, nuk e kena ba për foto fb, por për vendin tonë, as nuk ju kena ftuar me na ndihmu se ju ishit të rreshtuar njëjtë me politiken e UNMIK-ut dhe Serbisë duke e penguar rindërtimin në Veri”, ka shkruar Haxhiu.
Ai tha se deputetët e Vetëvendosjes po pozojnë te Ujmani duke i pasë roje Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Mefail Bajqinovci, ku ishe ti në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri?!
Mefi, tregona cilën familje shqiptare të veriut ju LVV-ja e keni ndihmuar për të qëndruar në veri? Cilin veprim e ndërmorët për të ndaluar pastrimin etnik të Veriut?
Sa para i keni ndarë krejt LVV-ja në fondin “Ndihmo edhe ti” për ndërtimin e shtëpive në Veri, fond i krijuar nga Kadri Veseli?
A turpëroheni se krejt LVV nuk keni qenë në gjendje me nda 1 euro për ndërtimin e shtëpive në veri e tash shet kopalla në fb?!
A ju kujtohet se si e keni kundërshtuar ndërtimin e shtëpive në veri, hyn në internet e gjen Xhelal Sveqlen me LVV-në duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë Thaçi për rindërtim të shtëpive të shqiptarëve në Veri, me pretekstin “se pari siguri pastaj ndërtim të shtëpive”!
Ne kemi ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën breshërinë të plumbave, nuk e kena ba për foto fb, por për vendin tonë, as nuk ju kena ftuar me na ndihmu se ju ishit të rreshtuar njëjtë me politiken e UNMIK-ut dhe Serbisë duke e penguar rindërtimin në Veri.
Ju po pozoni në fb nga Veriu, pasi roje i keni policinë e Kosovës.
Pas kritikave të vazhdueshme që po u vijnë nga ata që ju votuan se dështuat në qeverisjen 4 vjeçare, po mundoheni që me Veriun t’i mbani peng votuesit, t’i shfrytëzoni si hambarin e fundit për vota. Jo që jeni trima apo të shquar për ndjenja atdhedashurie, por veç për pushtet.
Në kohën kur veriu rrezikonte pastrimin etnik, nëse nuk të kujtohet po si gazetar duhet të të kujtohet se ishim ne me qytetarët e veriut në përpjekje për ta ndaluar spastrimin etnik, e ti Mefi në atë kohë bëje gjimnastikë në TV me “hellonka”.
P.S.
Për ata që kanë harruar ua kujtoj se në kohën e Qeverisë Thaçi, nga viti 2008, për herë të parë ka filluar kthimi i shqiptarëve nga jugu në veri,