Teksa po mbante fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti Hisen Berisha i ka përmendur pozitës çështjen e Astrit Deharit.
Ai ka thënë që rasti nuk po zbardhet me qëllim, duke thënë se Dehari ka qenë “sinjalizues dhe i involvuar”.
Kjo ka bërë që pozita të reagojë ashpër, duke filluar të godasë tavolinat me shuplakë.
Ndaj Berishës ka reaguar ashpër edhe ministrja Albulena Haxhiu, e cila është ngritur në këmbë duke e kritikuar me tone të larta Berishën.
“Spo të vjen marre! Asnjë fjalë për Astrit Deharin, asnjë. Mshele gojën” është shprehur Haxhiu.