2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Haxhiu i quan dezinformata publikimet për ambasadorin Berishaj: Do të zbulohet e zbardhet secila çështje

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar sërish pasi opozita reagoi dhe ajo ndaloi fjalën gjatë deklarimit të saj .

Haxhiu tha se do të zbulohet e zbardhet secila çështja, jo vetëm ato që ministrja i quajti dezinformata.

“Do të zbulohet e zbardhet secila çështje, jo vetëm këto dezinformata që unë i konsideroj të qëllimshme, apo s’po paragjykoj fare. Por them se do të adresohet e zbardhet secila çështje nga institucionet kompetente”, tha Haxhiu, transmeton lajmi.net.

Ministrja i ftoi institucionet e drejtësisë të bëjnë hetime për secilin rast, sepse vetëm kështu dëshmohet se jemi shtet i së drejtës.

“Me këtë qeveri s’do të amnistohet askush, askush në qeveri, në mazhorancë apo në kabinetit tona.Të gjitha do të jenë të barabartë para ligjit.Ky është qëllimi dhe institucionet të merren me këtë.”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit