Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar dështimin e seancës së sotme, pêr shkak të mungesës së deputetëve te mazhorancês, shkruan Scanner.
“Qytetarët votuan 51% për ndryshim, për zhvillim, ndërsa këta çdo ditë po ofrojnë dështim dhe keqmenaxhim.Kauzat me të cilat bën fushatë u shkelën e premtimet u tretën”, shkruan Haxhiu.
Ai ka shkruar se pas dështimit të dytë të seancës së Kuvendit në mungesë kourumi, i propozova kryetarit të Kuvendit z.Glauk Konjufca që ta hudhë në votim shpërbërjen e Kuvendit.
Postimi i plotë:
Sot edhe njëherë u dëshmua se kjo mazhorancë nuk e ka më legjitimitetin për të udhëheq me vendin.
Qytetarët votuan 51% për ndryshim, për zhvillim, ndërsa këta çdo ditë po ofrojnë dështim dhe keqmenaxhim.Kauzat me të cilat bën fushatë u shkelën e premtimet u tretën.
Mungesa e kuorumit në seancë parlamentare vie nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së.
Sot, pas dështimit të dytë të seancës së Kuvendit në mungesë kourumi, i propozova kryetarit të Kuvendit z.Glauk Konjufca që ta hudhë në votim shpërbërjen e Kuvendit./Scanner/
https://fb.watch/j-NT-3ydoz/?mibextid=Nif5oz