-5.2 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Haxhiu i PDK-së: U bashkuam në Skenderaj për të treguar se Kosova mund dhe duhet të ofrojë mundësi të reja për vajzat dhe gratë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, gjatë një takimi në Skenderaj, ka thënë Kosova mund dhe duhet të ofrojë mundësi të reja dhe më të mira për vajzat dhe gratë.

“Ato meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë sepse janë shtylla e shoqërisë tonë.
Sot takuam disa prej tyre në Skenderaj për të theksuar se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje që i përket grave, por një kauzë që e përfshin të gjithë shoqërinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Gratë kanë dëshmuar që janë udhëheqëse të fuqishme, profesioniste të shkëlqyera dhe ndërmarrëse të jashtëzakonshme.

Ato meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë sepse janë shtylla e shoqërisë tonë.

Sot takuam disa prej tyre në Skenderaj për të theksuar se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje që i përket grave, por një kauzë që e përfshin të gjithë shoqërinë.

U bashkuam në Skenderaj për të treguar se Kosova mund dhe duhet të ofrojë mundësi të reja dhe më të mira për vajzat dhe gratë, duke i hapur atyre horizonte të pafundme.
#PDK131
#BedriHamzaKryeministër1
#MemliKrasniqi2
#BekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit