Home Zgjedhjet 2025 Haxhiu i PDK-së merr mbështetje në garën për deputet në Skenderaj, Drenas dhe Lipjani

Haxhiu i PDK-së merr mbështetje në garën për deputet në Skenderaj, Drenas dhe Lipjani

0
Haxhiu i PDK-së merr mbështetje në garën për deputet në Skenderaj, Drenas dhe Lipjani

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se kanë marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit në disa fshatra të Skenderajt, Drenasit dhe Lipjanit.

“Mbështetje të fuqishme morëm në Abri të Poshtme, Qirez dhe Shalë të Lipjanit, ku prezantuam programin qeverisës të PDK-së dhe vizionin e kandidatit për Kryeministër, z. Bedri Hamza. Këto takime pasqyrojnë angazhimin e PDK-së për një të ardhme më të ndritur për Kosovën, duke ofruar politikat që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, mundësi punësimi, rritje pagash, rritje ekonomike, dhe shëndetësi më të mirë për çdo qytetar”, ka shkruar Haxhiu në  Facebook.

#PDK131 ✅️
#BedriHamzaKryeministër1 ✅️
#MemliKrasniqi2 ✅️
#BekimHaxhiuKamishi109 ✅️

Exit mobile version