Lajme

Haxhiu i PDK-së: Kurti kaloi një Draft-projektligj të Sigurimeve Shëndetësore për populizëm

By GAZETA SCANNER 1

August 28, 2024

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar trajtimin e çështjes së sigurimeve shëndetësore nga kryeministri Albin Kurti. Haxhiu akuzoi Kurtin për “mashtrim” në lidhje me sigurimet shëndetësore, duke shkruar se ndërsa mandati i tij qeverisës po i afrohet fundit, Kosovës ende i mungon një sistem funksional i sigurimeve shëndetësore.

“Vazhdon mashtrimi i Kurtit për Sigurimet Shëndetësore, mandati qeverisës po i përfundon e sigurime shéndetësore nuk ka, as nuk pritet të te ketë para viti 2030 me këtë qeveri.” – tha deputeti i PDK-së.

Haxhiu theksoi moszbatimin e Ligjit Nr. 04/L-Për Sigurimet Shëndetësore nga ana e Kurtit, i cili u miratua në vitin 2014. Ai theksoi se ligji kërkon vetëm funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Sistemit Informativ Shëndetësor.

“Pati premtuar se në mandatin e tij do ta implementojë Ligjin Nr.04/L- Për Sigurime Shëndetësore, Ligj i cili është miratuar në vitin 2014, por kërkohej vetëm implementimi i tij, duke funksionalizuar Fondin për Sigurime Shëndetësore dhe Sisitemin e Informimit shëndetësor.” – ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se Kurti ka prezantuar sot në Qeveri një Projektligj për Sigurime Shëndetësore si një taktikë populiste për të mbuluar të metat e administratës së tij.

“Për populizëm dhe për të mbuluar dështimin në mungesë të sigurimeve shëndetësore , Kurti sot në Qeveri e ka kaluar një Draft PL për Sigurimet Shëndetësore.” – përfundoi ai.