![Haxhiu i PDK-së: Koeficienti duhet të jetë 132 euro Haxhiu i PDK-së: Koeficienti duhet të jetë 132 euro](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/fjfjfjaz.jpg)
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka publikuar propozimin e tij për vlerën e koeficientit për pagat.
Ai ka thënë se vlera duhet të jetë 132 euro, dhe bashkëngjitur ka publikuar edhe një tabelë të propozim-amandamentimit të tij.
“Vlera e koeficientit duhet të jetë 132 Euro. Këtu mund të gjeni propozim -amendamentin tim për Ligjin e Pagave, por që nuk u votua nga deputetët e mazhorancës LVV-Guxo. Vlera e koeficienti e propozuar nga unë ishte 132 euro” tha Haxhiu në një postim në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=732118121615786&id=100044528135598&mibextid=Nif5oz