29.1 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Haxhiu i PDK-së: Foto sa 1 000 fjalë, Kurti në mbrojtje të hajnit Martin Berishaj

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Sarajevë, ku është shoqëruar nga ambasadori Martin Berishaj, i cili përfaqëson Kosovën në Kroaci.

Haxhiu ka akuzuar Kurtin se ka dalë në mbrojtje të mafisë energjetike.

“Foto sa 1000 fjalë Kurti në mbrojtje të hajnit Martin Berisha. Kjo është mafia energjetike me GEN-in e Serbisë, Martin Berisha&Albin Kurti.
Hajnat ne burg, Dubrava 12 kat, aty e kanë vendin hajnat e lidhur me mafinë energjetike që terheqin miliona euro kesh dhe i bartin me çanta diplomatike. P.S. Në këto momente QKUK është pa energji elektrike!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit