Bekim Hahxiu, deputet i PDK-së, ka njoftuar përmes faqes së tij në “Facebook”, se ka kontraktuar dy avokatë për ta përfaqësuar atë.
Në shkrimin e tij, Haxhiu ka treguar se gjatë fushatës rriten shpifjet.
Tutje, ai u ka uruar punë të mbarë dy avokatëve.
“Posa fillon fushata zgjedhore shpifjet dhe ofendimet rriten dhe orkestrohen nga grupe të caktuara, me theks të veçantë në rrjetet sociale.
Andaj, angazhimi i avokatëve është hap i duhur për të ndëshkuar shpifësit, manipulatorë dhe sociopatët e rrjeteve sociale dhe jo vetëm” – ka shkruar ai.