Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, në seancën e sotmw ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili para disa viteve kishte premtuar TVSh zero për produktet bazike
Haxhiu në fjalën e tij gjatë seancës parlamentare ka shtuar se, rezoluta e VV-së do të kishte kuptim vetëm nëse do të propozohej heqja e TVSh-së për produktet bazike.
Deputeti i PDK-së në seancë ka lëshuar një video ku dëgjohet Kurti duke premtuar heqjen e TVSh për produktet bazike si vaji, sheqeri dhe qumështi.
“Sheqeri nga 72 cent bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent bëhet në 78 cent, vaji nga 1 euro e 23 cent bëhet në 1 euro e 6 cent. Sepse ne duam që nevojave elementare tua heqim Tvsh dhe t’i lirojmë”, ishte deklarata e Kurtit.
“Kjo rezolutë e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nëse do të propozohej heqja e TVSh-së për produktet bazike dhe kjo vërtetë do të kishte kuptim nëse do të realizohej ajo që ishte premtuar nga Albin Kurti. Albin Kurti propozonte 0 TVSh për produktet bazike. Sido që të jetë ky ishte një propozim kur VV të vjen në pushtet. TVSh-ja për produktet bazike do të jetë zero, kështu e ka thënë Albin Kurti. Nuk po kërkojna që të ulë çmimet, por po kërkojna prej qeverisë me e mbështet propozimin që kur VV të vjen në pushtet TVSh-ja të jetë zero”, ka thënë Haxhiu.