27.2 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Haxhiu i ka reaguar deputetit të PDK’së, e akuzon se po manipulon me të pavërteta

- Advertisement -

Pas Hekuran Muratit, edhe Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar deputetit të PDK’së, Abelard Tahirit, duke e akuzuar se po manipulon me të pavërteta.

Tahiri bëri një postim ku tha se VV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Specifikisht për Haxhiun tha se me miratimin e ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000, është “shërbimi më i madh që i është bërë Serbisë.”.

Haxhiu ka thënë se peridha deri më 31 dhjetor 2000 është e propozuar dhe votuar nga qeverisja e PDK-së, në 2011, kur u miratua Ligji për Personat e Zhdukur.

“Ky ligj përcakton qartë se trajtimi i rasteve të personave të zhdukur mbulon periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Më vonë, më 3 gusht 2015, në Kuvend votuan Dhomat e Specializuara, me juridiksion kohor 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë Ligji i hartuar nga Qeveria Kurti dhe i miratuar nga Kuvendi, është shumë i qartë dhe nuk lë vend për manipulime.

“Ai zbatohet për periudhën e luftës, pra nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999. Si përjashtim, hulumtimi dhe dokumentimi “mund të aplikohet edhe mbi krimet e kryera pas periudhës së luftës, të ndërlidhura me luftën, por jo më vonë se 31 dhjetor 2000”.”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Ajo ka përmendur tutje votimin e Gjykatës Speciale.

“Duke mbyllur Institutin për Krimet e Serbisë, duke votuar Specialen që gjykon vetëm shqiptarët, duke miratuar Ligjin për Personat e Zhdukur me afat deri në vitin 2000 dhe duke mos ndërmarrë asnjë veprim, sa ishte Ministër, që i shërben drejtësisë për krimet e luftës, është e qartë se kush i ka bërë shërbim Serbisë. Prandaj Abelardi në vend të shpifjes, duhet të japë llogari pse partia e tij ka marrë këto vendime që e kanë lënë Kosovën pa mekanizma shtetërorë për dokumentimin e krimeve të Serbisë dhe kanë hapur rrugën për gjykim selektiv të UÇK-së”, përfundon postimi i saj.

Të ngjashme

Të fundit