Gjatë ditës së sotme Qeveri e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rradhës.
Në këtë mbledhje u vendos që pronat e Milan Radojiçiq t’i kalojnë në shfrytëzim dhe menaxhim institucioneve të sigurisë në vend.
Ministrja e Drejtësisë përmes një statusi në rrjetin social ka goditur përsëri Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Duke treguar për vendimet e marrë në mbledhjen e Qeverisë, Haxhiu ka thënë se uron që ky status nuk do të prodhojë edhe një autorizim nga PSRK për marrje në pyetje.
‘’ Në mbledhjen e Qeverisë, votuam ndryshimet përmes së cilave mundësohet që pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme, t’i japim në shfrytëzim për nevojat e institucioneve publike. Me këtë rast mundësohet që pronat e sekuestruara në veri të vendit tonë t’i japim për nevojat e institucioneve të sigurisë me qëllim të ruajtjes së rendit publik si dhe garantimit të ushtrimit të të drejtave dhe lirive kushtetuese të qytetarit pa dallim në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.Uroj qy ky status nuk do të prodhojë edhe një autorizim nga PSRK për marrje në pyetje’’, ka shkruar Haxhiu.
Theksojmë se Haxhiu është intervistuar dy ditë nga Prokuroria Speciale, pas deklaratës së saj të dhënë lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës./