Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 109, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin e Bedri Hamzës në Klinë të Epërme të Skenderajit.
Ai ka thënë se në këtë tubim do të prezantohet programi i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sot në ora 19:30 në Klinë të Epërme, të Skenderajt, mbahet: Tubim i madh elektoral me Kryeministrin e ardhshëm z. Bedri Hamza. Para elektoratit shpaloset programi i PDK-së dhe kandidatëve për deputetë. Në tubim ftohen të marrin pjesë edhe banorët e fshatrave Ternavc, Kuçicë, Kotorr, Klinë e mesme etj. Ju mirëpresim!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.