Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike në SHBA.
Kurti në këtë fotografi shihet larg i ulur, e kjo që sipas Haxhiut, tregon “pozicionin e saktë të tij me SHBA-të.”
“Foto e Kurtit tregon pozicionin e saktë të tij me SHBA-të.Larg shumë larg. Në rreshtat e fundit, aty ku edhe e ka vendin, nuk meriton trajtim më të mirë mashtruesi, filozofi i dështuar.” – ka shkruar ai në Facebook.