Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emisionin “Frontal” të t7, e ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se Kurtit asnjëherë askush nuk i ka thënë “puna e mbarë” si inxhinier i elektros.
Madje ai propozoi që të dërgohet Kurti në KEK “sepse edhe ashtu ka nevojë sot sepse këta që i ka dërguar atje ka dështuar, ndoshta përvojën e tij si inxhiner mund ta jepte”.
“Askush ‘puna e mbarë’ si inxhiner i elektros, askush s’i ka thënë, ai është inxhinier i diplomuar që asnjëherë s’ka punuar në profesionin e tij, është marrë gjithmonë me politikë. Mandati i çdo deputeti i jep të drejtë të bëjë mbikëqyrje dhe propozime për ndryshime kushtetuese, nuk jemi për të ushtruar profesionin tonë, as dikush tjetër atë të Stomatologjisë, kemi për të propozuar dhe miratuar ligje. Me këtë arsyetim, për një kërkesë të qytetarëve, të fshehët një përpjekje për të bërë vijë ndarëse armiqësore për të rrëzuar kërkesën e qytetarëve për Trustin. E njoh personalisht mirë, e njoh stilin e tij të punës dhe çfarë mashtruesi është. Është hera e parë që kryeministri qëndron shtatë orë në Kuvend vetëm për të krijuar armiqësi. Për punën e tij si inxhinier, do të duhej ta dërgonim Kurtin në KEK, sepse edhe ashtu ka nevojë sot sepse këta që i ka dërguar atje ka dështuar, ndoshta përvojën e tij si inxhiner mund ta jepte. Kurrë në jetë dy tela mes vete në sektorin e energjisë nuk i ka bërë”, ka thënë Haxhiu.