Gazetari Baton Haxhiu, ka folur në “Pressing” të T7, për diasporës.
Ai ka thënë se 28 dhjetori si datë e zgjedhjeve është ofenduese.
Kjo pasi për Haxhiu njerëzve iu merret koha e pushimit që e shfrytëzojnë për t’u larguar nga përditshmëria e mërzitshme.
“Pse përdoret diaspora për me kriju diskurs për me ndërtu rrëfimin e zgjedhjeve. Nuk kam çfarë të them për diasporës, së pari data 28 dhjetor për mua është ofendim, me iu marrë njerëzve dëshirën me pushu, me jau marrë kënaqësinë me u largu nga përditshmëria me u largu nga përditshmëria bajate, e mërzitshme, fyese dhe me dalë me ndërtu temën e diasporë, nuk është vetëm fyerje, por edhe përçmim për gjeneratat që kanë fliju për këtë shtet”, ka thënë Haxhiu.






