6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Haxhiu dhe Manja, zotohen për arritjen e marrëveshjes për dënimet alternative

- Advertisement -

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve, znj. Albulena Haxhiu dhe z. Ulsi Manja, janë zotuar për hartimin, negocimin dhe arritjen.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës ka ndërmarrë tre nisma me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilave garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dyja shtetet, si dhe mundësohet njohja e ndërsjellët e provimit të jurisprudencës.

Po ashtu, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve të të dyja vendeve, do të themelohet një grup i përbashkët për të parë mundësinë e zbatimit të reciprocitetit edhe në çështjet e tjera.

Kjo shtrirje e bashkëpunimit vjen si kërkesë dhe nevojë e qytetarëve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj edhe zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, në marrëveshjet e zotuara për këtë qëllim, i kontribuon drejtpërdrejt interesit tonë të përgjithshëm dhe të përbashkët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit