-0.7 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Haxhiu dërgon komente në Kushtetuese mbi Ligjin për Byronë

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese komentet mbi pretendimet e partive opozitare kundër Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka shkruar në Facebook të martën se opozita po vazhdon të ndalojë “konceptin e konfiskimit civil në Kosovë”, derisa ka thënë se ata që e kanë keqpërdorur detyrën dhe janë bërë milionerë nga politika s’do të amnistohen.

“Përpjekjet disavjeçare të opozitës për të ndaluar konceptin e konfiskimit civil në Kosovë vazhdojnë, Sot, dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me pretendimet sërishme të opozitës kundër Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Duke qenë që për herë të dytë radhazi ky Ligj po kontestohet nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe kur tashmë kemi adresuar secilën kërkesë të Gjykatës në raport me të njëjtin, urojmë që Gjykatës nuk do t’i duhen sërish 16 muaj për të nxjerrë Aktgjykim. Siç e kemi thënë, ata që e kanë keqpërdorur detyrën e janë bërë milioner nga politika nuk do të amnistohen”, ka thënë ministrja e Drejtësisë.

Në 2024-n, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në vendim, Kushtetuesja i kishte vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën katër nene të këtij ligji, duke shtuar se duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre neneve dhe pa ndryshimin dhe plotësimin e tyre nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore “është shpallur i pavlefshëm në tërësinë e tij”.

Vendimin e Kushtetueses, Haxhiu e kishte cilësuar “sabotim në reformën për drejtësi”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit