Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) mund të jenë nën shantazh nga Lista Serbe.
Haxhiu tha se sjellja e PDK-së në votime të caktuara, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi arsyen pse deputetët e këtij subjekti politik nuk votojnë kundër kandidatëve të Listës Serbe.
“Shtohet pyetja pse deputetët e PDK-se asnjëri prej tyre nuk guxojnë të votojnë kundër deputetëve të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit. Dhe natyrisht që lindin dyshimet se mund të jenë të shantazhuar me incizime. Mund të jenë, dhe Lista Serbe mund të iu thotë se nëne votoni kundër neve, ne i nxjerrim incizimet që i kemi për juve. Por, ato s’kanë dal, për sa kohë janë në sinkron dhe në harmoni të plotë s’kanë dal”, ka thënë Haxhiu.






