-1.1 C
New York
Thursday, February 5, 2026

Buy now

Haxhiu: Beteja për drejtësi vazhdon, do ta mbroj votën deri në fund

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se ka dorëzuar dy ankesa në Gjykatën Supreme lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duke kundërshtuar, siç thotë ai, shkelje të rënda ligjore që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, raporton Scanner.

Sipas Haxhiut, ankesa e parë ka të bëjë me pranimin e paligjshëm të 23.232 pakove me fletëvotime përmes postës, të cilat janë pranuar pas afatit ligjor. Ai thekson se ky veprim ka ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve dhe ka cenuar vullnetin e lirë të qytetarëve.

Ankesa e dytë, sipas tij, lidhet me përllogaritjen e gabuar të mandateve për Kuvendin e Kosovës. Haxhiu pretendon se përmes një përllogaritjeje mekanike dhe të padrejtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbysur renditjen reale të votave, duke shkelur parimin e barazisë së votës dhe të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur.

“Pres që Gjykata Supreme të veprojë me përgjegjësi dhe të mbrojë demokracinë, duke garantuar që çdo votë të ketë të njëjtën peshë dhe që rezultati përfundimtar të pasqyrojë realisht vullnetin e qytetarëve,” ka deklaruar Haxhiu.

Ai ka theksuar se do ta vazhdojë këtë betejë deri në fund, duke shtuar se demokracia mbrohet me ligj, drejtësi dhe guxim institucional, e jo me heshtje.

Postimi i plotê:

Beteja për drejtësi vazhdon.
Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, po e vazhdoj betejën për mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe për integritetin e procesit zgjedhor. Si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, kam paraqitur dy ankesa në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar shkelje të rënda ligjore që kanë deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ankesa e parë ka të bëjë me pranimin e paligjshëm të 23.232 pakove me fletëvotime përmes postës pas afatit ligjor. Ky veprim ka ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve dhe ka anashkaluar vullnetin e lirë të qytetarëve.

Ankesa e dytë lidhet me përllogaritjen e gabuar të mandateve për Kuvendin e Kosovës. Përmes një përllogaritjeje mekanike dhe të padrejtë, KQZ ka përmbysur renditjen reale të votave, duke shkelur parimin e barazisë së votës dhe duke cenuar të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur.

Kërkoj nga Gjykata Supreme të veprojë me përgjegjësi dhe të mbrojë demokracinë, duke garantuar që çdo votë të ketë të njëjtën peshë dhe që rezultati përfundimtar të pasqyrojë realisht vullnetin e qytetarëve.

Jam i vendosur ta çoj këtë betejë deri në fund. Demokracia nuk mbrohet me heshtje, por me ligj, drejtësi dhe guxim institucional.

Faleminderit për mbështetjen tuaj.

Të ngjashme

Të fundit