Bekim Haxhiu i PDK’së, përmes një postimi në Facebook, ka pretenduar se ka marrë hov fushata linçuese e LVV-së kundër pjesëtarëve të UÇK-së.
Haxhiu ka shkruar se “Bandat kriminale anti-kombëtare që kanë një urrejtje patologjike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nxitura nga grupet propagandistike të LVV-së, po zhvillojnë një fushatë të shfrenuar anti-UÇK”.
Tutje Haxhiu thotë se këto shpifje do t’i ndjek përmes ligjit “duke mos kursyer asnjë mundësi për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që po shpifin dhe ofendojnë gjakun e derdhur për liri”.
Postimi i plotë:
Fushata linçuese e LVV-së kundër pjesëtarëve të UÇK-së ka marrë hov.
Bandat kriminale anti-kombëtare që kanë një urrejtje patologjike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nxitura nga grupet propagandistike të LVV-së, po zhvillojnë një fushatë të shfrenuar anti-UÇK.
Ata tallen me ushtarët që janë plagosur në luftë, me gjakun dhe vuajtjet e tyre, dhe e bëjnë këtë përmes një propagande të ulët dhe të pështirë, që ngjan me “propagandën Gëbelisiane”.
Për më tepër, këto sulme po bëhen nga dezertorë, nga ata që nuk kishin guximin t’i dilnin përballë armikut, por që ikën me kokën ulur.
Kjo fushatë shpifjesh e ofendimesh është lansuar në rrjetet sociale, por edhe ndaj meje, duke u tallur me plagët e e mia të luftës. Plagët që i mora në luftë, unë i tregoj ballëhapur, sepse isha në luftë bashkë edhe me dy vëllezërit e mi.
Nuk po ju pyes sa nga ju ishit të gjithë vëllezërit në luftë?
Këto shpifje unë do t’i ndjek përmes kanaleve ligjore dhe do t’i çoj deri në fund, duke mos kursyer asnjë mundësi për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që po shpifin dhe ofendojnë gjakun e derdhur për liri.
Ky postim është shoqëruar me foton 1, ku shfaqem unë me plagën në kokë duke ndihmuar bashkëluftëtarin e plagosur, Lulzim Ibrahimi.
Foto 2 dhe 3 tregojnë përqeshjen me plagët e luftës nga banda e LVV kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Pra, ndaj meje dhe Hysni Gucatit.
https://www.facebook.com/share/p/19zj3iGjWZ/