26.9 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Haxhiu ankohet në Facebook për Listën Serbe, shoqëria civile i sugjeron procedurat ligjore

- Advertisement -

Debati rreth pjesëmarrjes e fushatës së Listës Serbe po përshkallëzohet në rrjetet sociale. Aty aktive është nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, deri pak javë më parë ministre e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Ndonëse janë në qeverisje, me leva të pushtetit për të vepruar, Vetëvendosje, ankohet.

Haxhiu ka reaguar për fushatën e Listën Serbe për qëndrime fyese ndaj institucioneve të Kosovës, duke e futur aty shoqërinë civile, që sipas saj nuk po reagon për Listën Serbe.

Haxhiu, e cila me kolegët e saj në pushtet nuk vepruan për ta lënë jashtë zgjedhjeve lokale, Listën Serbe, vazhdon të insistoj në farsën se partia e saj punoi që Lista Serbe të mos certifikohej.

“Dje, në hapje të fushatës, sërish të njëjtit fyen Kurtin, prisnin kohën për t’u ‘çliruar’ nga ai dhe thërrisnin ‘vëlla Millanin’. Kësaj radhe nuk pati reagime. Shoqëria civile, e gatshme kundër VV-së kur kjo kundërshtonte Listën Serbe, ndërkaq sot në gjumë kur kjo fyen gjithçka të Republikës sonë.”

Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, si Eugen Cakolli nga KDI dhe Agon Maliqi, kanë sugjeruar qasje ligjore dhe të matur.

Cakolli thekson se hapja e fushatës së Listës Serbe u shoqërua me retorikë provokuese, përfshirë përdorimin e emrit të Milan Radoiçiqit, dhe se çështja duhet të adresohet në PZAP:

“Lista Serbe ose do të detyrohet të distancohet publikisht nga emri i Radoiçiqit, duke e lidhur qartë përdorimin e emrit ‘Milan’ me kandidatin e tyre, ose do të gjobitet rëndë. Ose edhe të dyja bashkë.”

Maliqi shton se provokimet e Listës Serbe, duhet t’i kapitalizojmë për shtet më të fortë, por me strategji e ligjshmëri: “Sa më shumë që mbrohen të drejtat kushtetuese të serbëve, aq më i dobët ‘brat Milani’ me bandat e tij, dhe aq më e fortë shtetësia e Kosovës.”

Ndryshe, Lista Serbe ka hapur fushatën në mënyrë provokuese duke glorifikuar figurën e kryekriminelit, Milan Radojiçiq.

Të ngjashme

Të fundit