Debat i ashpër është zhvilluar në seancën e Kuvendit, në mes ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetit Haki Abazi. Abazi derisa ka folur për rastin e zjarrit në IML, ka thënë se Haxhiu ka dështuar ta menaxhojë këtë institucion, për të cilin është përgjegjëse. Ndërsa ka thënë se përkunder premtimit, drejtësi nuk ka.
“Jam i frustruar me padrejtësinë. Janë tri vite premtim, drejtësi nuk ka. Ministrja ka dështuar me menaxhu me institucionin, që është përgjegjëse. Nuk duhet me u viktimizu e me tentu vetën me shpëtu nga përgjegjësia dhe për atë duhet të përgjigjet ministrja. Përgjegjësia jote është me i ruajt mostrat. Merresh me mua, sepse ti je premtimi i pa përmbushur. Ke krijuar akuza të rrejshme. Përgjegjësia është tek ti. Unë jam deputet që do të flas përgjithmonë“, ka thënë Abazi..
E Haxhiu tha se Abazi po bënë disa shfaqje të lodhta, me qëllim që të mbetet gjallë në skenen politike.
“Nëse ti tenton me u viktimizu, ajo është diçka tjetër. E di ku po të dhemb ty,. Ti don me mbet gjallë në skenen politike dhe sdi pse po merrem me ty. Dole në konferencë për media këtu, një shfaqje të lodht e lujte në hollin e Kuvendit dhe s’bërë asgjë”, tha Haxhiu.