26.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Haxhiu: 50 dështime të Vetëvendosjes, Kosova në krizë institucionale dhe drejt grusht shtetit

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti pas 50 përpjekjeve të dështuara për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit.

Sipas tij, kjo situatë pasqyron krizën e thellë institucionale dhe politike në vend, si dhe mungesën e vullnetit demokratik nga ana e LVV-së.

Haxhiu e akuzon partinë për manipulim, bllokadë dhe shkelje të Kushtetutës në përpjekje për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, duke e cilësuar situatën si një “grusht shteti institucional”.

Ai bën thirrje për përgjegjësi dhe rikthim të demokracisë.

Të ngjashme

Të fundit