Eksperiencën më të mirë jetësore deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e quan shkuarjen në Mekë, për të kryer kushtin e pestë të fesë islame, që për myslimanët njihet si Haxh.
Madje, ai shpreson që do të ketë sërish mundësinë ta përjetojë këtë ndjenjë.
E këtë vit u bë haxhi edhe zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri.
Shkuarja në Qabe thotë se i solli një ndjenjë që nuk e kishte përjetuar më herët.
Ish-kryetari i Vushtrrisë, thotë se në Mekë u lut edhe për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Për të gjithë ata që nuk e pritën mirë shkuarjen e tij në haxh për shkak të pozitës politike, deputeti Rrahmani e ka një lutje.
Ndërsa, Tahiri i LDK-së e ka një shpjegim më ndryshe.
741 besimtarë qytetarë të Kosovës, gjatë këtij viti, kanë kryer njërin nga ritualet kryesore të besimit islam. Derisa, në Mekën e shenjtë, morën pjesë miliona besimtarë nga e gjithë bota. /Teve1/